Lajme Shqip Tuesday, 21 July 2015 23:20

Ajo provoi daljet në publik, provoi të braktiste vendin, e po ashtu provoi të gjente dhe një punë. Por turpërimi epik i vitit 1998, i aferës së Monica Lewinsky-t me ish presidentin e Amerikës, Bill Klinton, u bë një histori shumë e konsumuar, e cila e ka përcjell atë secilën ditë të jetës së saj.

Pas 10 vite të heshtjes së vetë imponuar, tashmë ajo shpreson që tu dalë në ndihmë viktimave të turpëruara nga interneti.

Në një fjalim prej 22 minuta, të mbajtur në TedTalks, ajo kritikon kulturën që tashmë është dominuar nga klikimet në kurriz të dhimbjes dhe vuajtjes së tjetërkujt.
Ajo pranon se duke qenë e dashuruar në ish presidentin e Amerikës, ishte një nga gabimet për të cilat ajo ndihet shumë e turpëruar dhe që i ka kushtuar shumë, duke humbur gati edhe jetën e saj.
Kjo gjë, sipas saj, i ka humbur dinjitetin dhe reputacionin dhe se interneti ka shkuar shumë larg, deri në shkatërrimin e privatësisë.
Ajo tashmë kulturën e tanishme e quan kulturë të poshtërimit, ku gjithçka sillet rreth internetit dhe gjithçka rreth klikimeve.
Ajo kërkon që të ndryshohet kjo qasje në mënyrë që të mos shkatërrohen jetërat e njerëzve për qëllimi përfitimi.
TEDTalks është një incizim i fjalimeve, ku mendimtarët kryesorë në botë flasin për jetën e tyre në 18 minuta, apo edhe më pak.