Lajme Shqip Friday, 23 October 2015 16:14

Këngëtaret e njohura Leonora Jakupi dhe Nora Istrefi do të vijnë me një projekt së bashku.

Dy artistet, të cilat në profilet e tyre kanë publikuar fotografi ku shihen të rregulluara duke u përgatitur për diçka të re, janë parë së bashku, transmeton Telegrafi.

Sipas një publikimi nga dizajneri Valdrin Sahiti ky takim ishte i një rëndësie të madhe, duke konfirmuar se dyshja, e cila ka paralajmëruar projekte të reja muzikore, janë bashkuar për të sjell diçka.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë bashkëpunim muzikor, apo dy artistet seksi janë zgjedhur nga Valdrini për koleksionin e tij të ri, duke ditur që ato edhe më parë kishin realizuar fotosesione me veshjet e Valdrinit.