Lajme Shqip Thursday, 21 February 2013 13:31

Modelja e njohur, Diana Avdiu, aktualisht është e dhënë pas studimeve dhe ajo për shkak të angazhimit ndaj mësimeve i ka ndërprerë të gjitha aktivitetet në fushën e modës edhe pse Diana për një kohë të shkurtër arriti të korr mjaft shumë suksese në modelim.

Bukuroshja që u kurorëzua me tri çmime në “Miss Universe 2012” pra tani i ka hyrë një profesioni tjetër. Diana është duke studiuar regjinë e filmit në Universitetin e Prishtinës dhe sipas saj ky është një profesion që e ka dashur gjithmonë.

“Jam tërësisht e përkushtuar ndaj studimeve, prandaj përkohësisht kam ndërprerë çdo aktivitet në fushën e modelimit. Jam duke studiuar regjinë e filmit në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Bukura në Prishtinë, dhe është një profesion që më pëlqen mjaft shumë”, ka thënë ajo, shkruan Zhurnal. 

Diana krahas regjisë së filmit do të përmbushë edhe punën në hobinë e saj, në fushën e modelimit. Ajo na bënë të ditur se modelimi i hapi mjaft shumë rrugët e suksesit për të ecur më tutje. 

Ndërkaq sa i përket jetës private, Diana vazhdon të jetë singël dhe e përkushtuar vetëm ndaj karrierës. Sinqeriteti, vendosmëria, durimi dhe besnikëria janë tiparet që ajo preferon t’i ketë i zgjedhuri i saj në të ardhmen.