Lajme Shqip Saturday, 13 April 2013 12:11

Avril Lavigne ka zbuluar se ajo është duke planifikuar martesën me të fejuarin e saj, këngëtarin Chad Kroeger.

“Do të jetë shumë e veçantë, do të mundohem të organizoj dasmën time shumë mirë. Gjithçka do të jetë shumëngjyrëshe”, ka thënë Avril për “Chelsea Lately”.

Avril ka folur edhe për takimin e parë me Kroeger.

“Kur e kam takuar për herë të parë isha e befasuar pse ai nuk kishte ndonjë tatuazh. Në ditën e dytë kemi shkuar në studio dhe i kam thënë atij se do të bësh gjithë tatuazhet që unë dua”, ka treguar këngëtarja.