Lajme Shqip Tuesday, 30 April 2013 10:34

Hugh Laurie ka treguar se kur ka filluar të marrë pjesë në dramën medicinal amerikane “House”, për të ka qenë “një ankth i vërtetë”.

Aktori britanik, i cili është paguar 250 mijë funte për një paraqitje në “House”, ka thënë se në fillim ka qenë shumë e vështië për të ta luajë rolin e Dr. Gregory House.

“Përsëritja e çdo rutine, ditë pas dite e muaji pas muaji, shumë lehtë mund të ju kthehet në ankth. Unë kam përjetuar një gjë të tillë”, ka thënë Laurie i cili është edhe laureate i dy çmimeve Golden Globe për rolin e tij në “House”.