Lajme Shqip Monday, 26 October 2015 18:05

Këngëtarja e “Music to Watch boys to”, Lana Del Rey, është rrëfyer për Billboard rreth frikës së saj më të madhe, si përballet me ankthin, nëse do të donte të kishte fëmijë në të 30-at dhe pse e ka të pamundur të qëndrojë singëll.

Ajo është shprehur se frika e saj më e madhe ngelet vdekja dhe mendimi se një ditë do i ndodhë edhe asaj. Sa i përket ankthit, vizitat tek terapisti nuk e kanë ndihmuar shumë, por kur shkruan këngë, këndon ose kënaqet duke parë pamjen jashtë studios së saj çuditërisht ndihet më mirë.

Lana tashmë është në 30-at e saj dhe dëshira për të pasur fëmijë është e madhe për të. Ajo madje është shprehur se dëshiron të ketë vajza. Për të është mëse e nevojshme të ketë dikë pranë pasi e ka të pamundur të qëndrojë e vetme.

Del Rey ka pranuar se shpreson shumë që një ditë të shkruajë një libër, por ende nuk është e sigurt sa do e realizojë. Tepër intriguese kjo artiste!