Lajme Shqip Saturday, 11 June 2011 16:01

Lady Gaga ka marrё pjesё nё paradёn e modёs nё Gjermani me njё fustan mbresëlёnёs.

Por, kёngёtarja e muzikёs pop, qё renditet e para nё paradat muzikore, ka rrёfyer se ndryshe nga tani, atë kur ishte nё shkollё e quanin ‘Pikёpyetje’, pёr shkak tё stilit tё veshjes sё saj.

“Shpeshherё mё thёrrisnin me nofkёn ‘Pikёpyetje’ dhe shpesh herё pёr kёtё arsye nuk ka dashur qё tё shkoj nё shkollё!”, ka rrёfyer Gaga me çiltёrsinё e saj qё e karakterizon.

Ajo, jo vetёm qё ёshtё duartrokitur gjatё paradёs sё modёs, por i ёshtё dhёnё nga publiku edhe njё pankartё me dedikim pёr tё “Gaga tё dua!”.

Pas paradёs sё saj ajo ka dhёnё njё shfaqje pёr publikun me njё mix tё disa prej kёngёve tё albumit tё ri ‘Born This Way’.

Ajo ёshtё quajtur ‘Ikona e Modёs’ pёr faktin se gjithmonё ka tendenca pёr t’u shfaqur ndryshe, po shumё ndryshe!