Lajme Shqip Monday, 06 June 2011 14:36

Gaga ka vendosur tё mёsojё gjuhёn e shenjave pёr tё komunikuar me fansat e saj shurdhmemecё.

Kёngёtarja qё ёshtё renditur numri 1 nё Angli me albumin e saj ‘Born This Way’ ka vendosur tё marrё mёsime private pёr gjuhёn e shenjave. Ajo ёshtё frymёzuar pёr kёtё gjё pasi ka parё klipet nё YouTube qё fansat e saj memec i kishin dedikuar.

Lady Gaga deri tani ka qёnё nё njё fushatё pёr tё drejtat e homoseksualёve nё Amerikё dhe ka folur nё lidhje me çёshtjet politike, si pёr shёmbull emigracioni.

Mbas kёsaj ngjarjeje ajo ka thёnё se do tё angazhohet edhe me tё drejtat e shurdhmemecёve.

Pasi ajo tё ketё mёsuar gjuhёn e shenjave, Gaga ka dёshirё qё t’i pёrgjigjet videos sё fansave tё saj, madje ta pёrfshijё edhe kёtё komunikim gjatё koncerteve tё saja tё drejtpёrdrejta.

Gjatё njё koncerti nё Washington, nju jorkezja Gaga ja ka kushtuar kёngёn ‘Speechless’ fansave tё saj qё kanё probleme me dёgjimin.

“Kjo ёshtё diçka vёrtetё magjike sepse tё gjithё e flasin gjuhёn e dashurisё dhe ёshtё diçka shumё e bukur qё muzika i bashkon tё gjithё sёbashku!” – ka thёnё Gaga.