Lajme Shqip Monday, 27 June 2011 12:59

Është përfolur edhe herë të tjera, por kësaj radhe gjërat kanë qenë më konkrete edhe për mediat.

Në një periudhë të gjatë ndërmjet tureve nëpër botë, kompozimit të këngëve të reja dhe realizimit të çdo dëshire të çmendur që Lady Gagas i kalon ndër mend, është gati e kuptueshme që ana financiare e saj të mos jetë ndër pikat kyçe për të.

Pasi pagoi çdo gjë për të zgjeruar turin Monster Ball, Gaga jo vetëm që falimentoi, por hyri edhe në borxh me 3 milion dollarë!

“M’u duk për të qeshur në fillim, se unë nuk e dija gjë”, është shprehur ajo për Financial Times. “Më kujtohet që të gjithë flisnin për këtë, deri sa më në fund pyeta: ‘Pse të gjithë thonë se unë nuk kam më para?! Kjo është qesharake, unë kam pesë llogari rrjedhëse!!!”.

Po Gaga, në fakt është vërtet qesharake.