Lajme Shqip Monday, 02 November 2015 21:22

Sokol Balla dhe Blendi Fevziu janë dy nga gazetarët më të njohur në Shqipëri, pasi drejtojnë emisione të rëndësishme politike siç është “Top Story” dhe “Opinion”.

Mes tyre nuk kanë munguar “fërkimet” edhe pse herë pas herë sidomos gjatë kohë që ndiqnin Kombëtaren janë parë pranë njëri-tjetrit.

I ftuar në emisionin e Ermal Mamaqit “6 ditë pa Ermalin”, Balla ka folur gjatë për “rivalin” e tij.

Balla ka komentuar veshjen e Fevziut si dhe rrogën e tij, duke thënë se paguhet më shumë sesa ai.

“Rrogën nuk e them por jam i sigurt që paguhem më pak se Fevziu”, është shprehur Balla.

Ndërsa për veshjen komentoi: “Asnjë laçian nuk vesh dot xhaketat e Fevziut”.