Lajme Shqip Wednesday, 28 October 2015 11:13

Bukuroshja e cila prej disa javësh është bërë pjesë e spektaklit “Dancing With the Stars” më në fund ka gjetur dashurinë e saj.

Edhe pse shumë meshkuj kanë prerë shpresat, Beatrix Ramosaj më në fund ka zbuluar djalin të cilin ka në krah.

Ajo, është duke shijuar jo vetëm eksperiencën e saj të re në ‘Dancing With The Stars’, por këtë e ndan edhe me të dashurin e zemrës, Ervi Cenollin.

Siç është thënë dhe më parë, këngëtarja dhe i dashuri i saj, janë njohur në një nga ambientet që frekuentonte këngëtarja kurse djaloshi ishte i përfshirë në personelin e night club-it.

Çifti simpatik, kanë filluar të frekuentohen gjatë kësaj vere dhe e kanë shfaqur hapur lidhjen në publik dhe tashmë prej disa ditësh kanë publikuar edhe foto në rrjetet sociale.