Lajme Shqip Wednesday, 28 October 2015 09:14

Orhidea Latifi është njëra prej këngëtareve më të pëlqyera të gjeneratës së re, ashtu që prania e saj në media është e shpeshtë, por jo vetëm për karrierën muzikore.

Kida kësaj radhe vjen përmes një fotografie, në të cilën ka pozuar shtrirë me qenin e saj.

 “Ndoshta nuk jam e përsosur, por qeni im më do”, ka shkruar këngëtarja në rrjetet sociale.

Sa i përket muzikës, Kida është duke punuar rreth projektit të saj të ri, i cili i përket zhanrit ‘house’ dhe gjatë muajin nëntor do të lansohet me videoklip.