Lajme Shqip Sunday, 20 November 2011 09:30

Tashmë ka nisur gara ndërmjet aktorëve hollivudianë George Clooney dhe Noah Wyle për të interpertuar rolin e themeluesit të Apple.

Xhirimet e filmit biografik të Steve Jobs do të nisin vitin e ardhshëm dhe do të drejtohen nga Sony Pictures. Ai ndërroi jetë përpara një muaji në moshën 56 vjeçare pasi vaunte nga kanceri pankreatik. Skenari pritet të shkruhet nga Aaron Sorkin.

Gara ndërmjet dy aktorëve është e fortë dhe gjasat janë që rolin ta fitojë Noah, pasi ai e ka interpretuar edhe në vitin 1999 rolin e Jobs, në filmin “Pirates of Silicon Valley”. (LajmeShqip.com)