Lajme Shqip e Diel, 29 Korrik 2012 18:00

Londër – Ndoshta mund të quhet edhe kuriozitete, por gjithsesi janë disa nga të vërtetat më të çuditshme në lidhje me trupin e njeriut dhe funksionimin e tij. I mblodhëm dhe i vendosëm në listën e mëposhtme:

- Hunda dhe veshët nuk ndalin kurrë së rrituri.

- Si shenjat e gishtave, edhe shenja e gjuhës është e ndryshme për çdo person.

- Njeriu mesatar shikon mbi 1460 ëndrra në vit.

- Kockat e gjymtyrëve janë më të forta sesa çimento.

- Meshkujt i zë lemza më shpesh se femrat.

- Meshkujt mund të lexojnë me shkronja më të vogla, në dallim nga femrat, ndërsa femrat dëgjojnë më mirë se meshkujt.

- Nëse përdor kufje, për një orë i shton bakteret në vesh rreth 700 herë më shumë.

- Harrojmë 80% nga çfarë kemi mësuar çdo ditë.

- Marilyn Monroe kishte 6 gishta në një nga këmbët e saj.

- Ka më shumë mikroorganizma të gjallë në lëkurën e njeriut, sesa ka njerëz në planet.

- Sa më shumë plakemi, aq më e hapur bëhet ngjyra e syve tanë.

- 7% e amerikanëve kanë pranuar se nuk e kanë larë kurrë trupin e tyre.

- ¼ e kockave të njeriut ndodhet në këmbë.

- Dhëmbët e njeriut janë të forta, si gurë të vërtetë.

- Çdo vit 2700 pacientë shkojnë në shtëpitë e tyre, pas një operacioni kirurgjikal, me pajisje metalike apo mjete te tjera pune, të harruara në trupin e tyre. Në vitin 2000 vdiqën 57 persona nga gabime të tilla. (LajmeShqip.com)