Lajme Shqip Friday, 30 October 2015 17:19

Yllka Gashi është njëra ndër aktoret më të dashura për publikun shqiptar.

Megjithëse kohëve të fundit jo shumë e pranishme në projekte filmike apo teatrale, Yllka mbetet ndër më të preferuarat, transmeton Telegrafi.

Aktorja që e re ishte bërë pjesë e skenës, fillimisht duke shoqëruar motrën e saj këngëtaren Donika Gashi, e cila ka kohë që është shkëputur tërësisht nga muzika.

Yllka paraqitej së bashku me Donikën në xhirimet e videokasetave në periudhën e para luftës duke vallëzuar prapa saj dhe bërë performancat edhe më interesante.

Në vitin 2000 ajo konkuroi në spektaklin e parë të organizuar pas luftës duke u radhitur ndër më të bukurat në “Miss Kosova new face”.

Për publikun Yllka u bë e njohur me rolin e Zanës në serialin “Familja moderne”. Ajo është e martuar dhe është nënë e vajzës Nina.