Lajme Shqip Sunday, 25 October 2015 12:36

 

Padyshim se ju kujtohet hiti i dikurshëm Çiljeta Xhilagës dhe “Tingulli 3nt”, “Dridhe”, që në refren fliste për të pasmet.

Asokohe (para afro një dekade) konsiderohej këngë me përmbajtje eksplicite dhe asnjë këngëtare shqiptare më herët nuk kishte kënduar një tekst të tillë.

Njëherësh nuk mungonte dridhja e të pasmeve nga Çiljeta në evenimentet e ndryshme nën tingujt e asaj kënge.

Sidoqoftë, në krahasim me atë që bëjnë këngëtaret e sotme, ajo që ka bërë Çili është shumë normale.

Në ndërkohë, rikujtojmë se këngëtarja nga Shqipëria ka paralajmëruar se do të vijë me një tjetër këngë për të pasmet e saj.