Lajme Shqip Monday, 02 November 2015 09:12

Mbrëmjen e së shtunës në Les Vegas, vëmendja ishte përqendruar vetëm te Nicki Minaj. Arsyeja ishte shumë e thjeshtë, veshja e saj. Ajo ishte e shoqëruar nga miqtë në një festë për Hallouin.

Nicki ishte kujdesur të dukej si një princeshë, me një kurorë dhe shkopin magjik, me të cilin bëri edhe një shaka të hidhur që nuk u pëlqye shumë nga fansat në Instagram.

Po ashtu, fustani i saj i shkurtër e i ngushtë, me dekoltenë super të hapur, i lejoi Nickit që të tregonte asetet e saj, për të cilat është edhe e njohur.

E dikush, që pasi pa fotot e saj, i shkroi një koment: “Kujdes ‘bomba’, Nicki, mund të të ‘shpërthejnë’”.