Lajme Shqip Wednesday, 10 April 2013 09:35

Këngëtari Brad Paisley ka mbrojtur duetin e tij me reperin LL Cool J, i cili është kritikuar për komente raciste në marëdhëniet mes racave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kënga “Accidental Racist” është në albumin e nëntë të Paisleyt, “Wheelhouse” i cili është publikuar pak ditë më parë.

Në këngë përshkruhen hipotetikisht marrëdhëniet “mes njerëzve me ngjyrë dhe afrikano amerikanëve urbanë që rrinë nëpër kafe”.

Disa kritikë kanë thënë se kënga ka përmbajtje raciste.

“Nuk do të ndryshoja asgjë. Ky inçizimin është bërë për të shkuar shumë lart dhe ashtu qoftë”, ka shkruar Paisley në Twitter, transmeton Reuters.

“Gjenerata jonë nuk e ka ndërtuar këtë komb dhe ne ende po mundohemi ti mbledhim disa pjesë, duke luftuar përgjithmonë me të nesërmen”, thuhet veç tjerash në këngë, duke iu referuar marrëdhënieve racore gjatë periudhës pas Luftës Civile.

Ndërkaq LL Cool J, në këtë këngë thotë:

 “Vetëm pse pantollonat e mi janë shumë poshtë, kjo nuk don të thotë asgjë. Ju duhet të provoni të më njihni mua”.

Paisley ka thënë se ai dëshiron ti bëjë njerëzit të flasin. Ndërkaq disa kritikë, siç shkruan Reuters, e kanë përshkruar këngën si “të butë, apologji dhe diçka që trajton tensionet mes racave në Shtetet e Bashkuara”.