|
|
e Enjëte, 19 Korrik 2012 07:28 Ndërkohë që fytyra, duart dhe trupi në përgjithësi fokusojnë vëmëndjen e trajtimeve estetike, këmbet, kush e di pse ndjehen ‘mbrapa’ dhe shpesh herë lihen pas dore. Këmbët mbajnë çdo ditë peshën e trupit për shumë orë. Ja pse kinezët i kushtojnë shumë prej shumë shekujsh gjithë përkujdesjen që u duhet dhe që e meritojnë.
Këmbët bëjnë pjesë në organizëm dhe nuk kërkojnë ndonjë përkujdesje të veçantë, por vetëm pak vëmendje. Për këtë duhet të aplikosh ‘të egrën’ dhe të ecësh zbathur në ajër të pastër, në dritën e diellit dhe në ujë.
Duke menduar në këtë , mënyrë dhe torturën që mund të kenë ata të cilët nuk e durojnë dhimbjen e këmbëve, në këtë rast duhet të sforcohen që të aplikojnë pak kujdes për këmbët e tyre.
Ka shumë mënyra trajtimi për çlodhjen dhe për kujdesin e këmbëve në kozmetologji. Jeta moderne sot, sjell probleme për kurën dhe higjienën e këmbëve. Në pjesën më të madhe të rasteve këto zgjidhen me elegance dhe efikasitet në institutet estetike, por edhe në shtëpi.
Shpesh herë lind pyetja se “çfarë duhet bërë në rast se…?”. Për çdo problem që mund të hasim shpesh herë ne kthehemi në retrospektivë, pra në sistemet antike por edhe atë modern për të gjetur trajtime sa më efikase për rastet më të shpeshta si: lodhja e këmbëve, thatësira, kallot, këmbë të ftohta, etj. Për këto lloj trajtimesh ka produkte me rezultat të shpejt dhe modern si: kremra, xhel, locion, etj. Mungesa e kohës për trajtimin e këmbëve është një justifikim i keq dhe sidomos për ato persona të cilët ushtrojnë një punë që vazhdimisht rrinë në këmbë duke filluar nga vetë estetistët.
Mënyra e parë për trajtimin e këmbëve është aplikimi i banjave për çlodhje dhe hidratim me ujë të ngrohtë. Këto lloj banjash dhurojnë lehtësi dhe mirëqenie. Së dyti aplikohen edhe banja me terapi çlodhëse, aromatizuese dhe tonifikuese me bazë të substancave vajore, esenciale që përdoren gjatë proçesit. Banjat për këmbët zakonisht janë të dobishme pasi keni ecur shumë apo ndenjur për një kohë të gjatë në këmbë. Por ato mund të përdoren edhe për t’u paraprirë këtyre lodhjeve. Banjat janë të shumëllojshme nga të cilat më kryesoret janë ato të oksigjenuarat, të kripurat, etj.
(LajmeShqip.Com)