|
|
e Martë, 03 Maj 2011 06:37 Gjyshja qё nuk ka njohur ende nipin e saj…
Sheila Farebrother ёshtё mamaja e Elton John e cila ka 3 vite qё nuk ka mё asnjё kontakt me djalin e saj. Ajo ka rrёfyer se pёrpara tri vitesh pati njё grindje me tё, mbas sё cilёs Elton e largoi nga jeta e tij njё herё e pёrgjithmonё. Shkaku i kёtij zemёrimi ka qёnё ofendimi qё Znj. Sheila i ka bёrё partnerit tё tij David Furnish. Detaje tё mёtejshme ajo nuk ka dashur nё mёnyrё kategorike qё tё tregonte, madje as ta zinte fare me gojё!
Nё fakt, nё njё farё mёnyre ёshtё i kuptueshёm reagimi i Elton Johnit i cili historikisht ka hasur pengesa nga nёna e tij pёr jetёn e tij private. Pavarёsisht se Elton John ёshtё njё shembull i mirё i tё gjithё homoseksualёve, i cili jo vetёm qё ka gjetur dashurinё e tij tё vёrtetё, por ka ndёrtuar me tё edhe njё familje tё shёndetshme; por gjithё kёto gjёra janё tё vёshtira pёr t’u kuptuar nga nёna e tij 86 vjeçare.
Kur djali i tij Zachary ka lindur, Sheila nuk ia kishte idenё. Lajmin e ka marrё vesh mё vonё nёpёrmjet gazetave. Ajo ёshtё e vetmja ndёr gjyshёrit qё nuk e kanё gёzuar kёnaqёsinё e tё paturit njё nip. Elton John nuk ja ka lejuar. Ndёrsa gjyshёrit e Zach nga David kanё qёnё tё pranishёm menjёherё mbas lindjes sё tij.
Zachary ёshtё tashmё 5 muajsh. A do t’ja japё mundёsinё Elton John, nёnёs sё tij Sheila, tё njohё nipin e saj tё cilin ajo mezi pret ta pёrkёdhelё?