|
|
e Mërkurë, 25 Korrik 2012 10:33 Koleksioni më i ri “United Colours of Beneton” ka përvetsuar gjuhen e rrobaqepësisë klasike, Britanike, stil dhe krijime të cilat kanë krijuar një linjë shumë të veçantë.
Ne e dimë që është mesi i verës dhe jemi akoma me rroba të lehta, dhe po mendojmë se si të shijojmë të mirat e kësaj stine, por nuk është aspak herët që të zbulojmë se çfarë do të jetë në modë në stinët e ftohta.
Mos kini frikë të përdorni ngjyrat tona të veçanta në ditët e ftohta të dimrit. Mjaft më me stilin e mërzitshem dhe monoton duke veshur rroba me ngjyra gri, bezhë, zi. Gjithçka ka të bëjë me mënyren tuaj të kombinimit. Ky koleksion ju ofron një larmishmëri ngjyrash të kombinuara bukur në dizajnet e realizuara të cilat do t’ju dhurojnë një pamje të mrekullueshme. Pa harruar motivin kryesor të kësaj linjë, materiali me të cilin janë punuar veshjët është më i miri, një copë e cila do t’ju mbajë shumë ngrohtë në stinën e dimrit.
Ne ju ftojmë të shikoni setin fotografik të këtij koleksioni, në të cilin ka paraqitur një kaleidoskop me copa të bukura. Koleksioni “United Colours of Beneton” është reflektimi përfekt i kësaj marke për të shkuaren, të tashmen dhe të ardhmen. (LajmeShqip.Com)




























