Lajme Shqip e Premte, 06 Korrik 2012 15:00

Sezoni veror 2012 është duke nxjerrë një shumëllojshmëri ngjyrash, sidomos në fushën e kozmetikës.

Pro-Prime Pore Refinning Primer – një pudër e re që rafinon pamjen e lëkurës suaj, fsheh acarimin e poreve, duke i dhënë asaj një ngjyrë sa më natyrale. Kjo pudër njihet për përbërësit e saj natyrorë me ekstrakte kamomili, vitamina A, C dhe  E, të njohura për vetitë e tyre qetësuese dhe mbrojtëse.

Laguna Illuminator – thekson lëkurën tuaj me ngjyrë kafe dhe të bronztë duke i dhënë një shkëlqim ari.

Blush Duo – I jep hije natyrale mollëzave të faqeve tuaja duke i bërë ato të duken sa më natyrale.

Ky koleksion është perfekt për ato femra të cilat duan të nxjerrin në pah bukurinë e tyre natyrore, të butë dhe sensuale. Për këtë qëllim do t’ju vijnë në ndihmë produktet e mëposhtme:

Medium Laguna Illuminator – I jep lëkurës tuaj një shkëlqim natyral.

Skorpios Mini Soft Touch shadow Pencil – mbulon qepallat tuaja me një pigment bakri të butë, që qëndron për një kohë të gjatë.

Mini Orgasm Blush/ Hungry Heart Highlihter Duo – e cila përmban dy tone, të artë rrezatuese dhe të kuqe të ndezur, me të cilat ju mund të përsosni pamjen e fytyrës tuaj.

Laguna Lip Gloss – me tone të arta të lehta dhe mjaft natyrale, të cilave nuk do të mund t’ju rezistoni.