Lajme Shqip e Mërkurë, 25 Korrik 2012 07:56

Ri-gjallëroni garderoben tuaj në këtë sezon veror me alternativa elegante dhe mjaft tërheqëse të paraqitura në koleksionin ‘Maja’. Besoj që keni parë mjaft koleksione të cilat janë prezantuar për stinen e vjeshtës, por, përse të mos i hedhim një sy altërnativave më të mira që janë shfaqur dëri më tani. Veshje të mrekullueshme dhe marramëndëse janë paraqitur në koleksionin më të ri ‘Maja’.

Dëshira për të qënë trendy në çdo moment përputhet plotësisht me dëshiren për të pasur një stil unik. Nëse po kërkoni të perfeksiononi stilin tuaj, kjo markë ju ofron një shumëllojshmëri me elementet e duhura, eleganc, rrezatim, printime të lëkurës së kafshëve ose copë pak e rrudhosur janë disa alternativa të thjeshta të cilat do t’ju bëjnë të dukeni  shumë madhështore.

Vishni rroba të thjeshta të cilat, duke u kombinuara me aksesorë të veçantë do t’ju bëjnë të mundur që të keni një stil të këndshem dhe mjaft atraktiv këtë verë. Rripa të gjërë, byzylykë, varëse, çanta, shapka ose takat e larta janë aksesorë shumë të rëndësishëm me të cilët do krijoni stilin tuaj përsonal.  (LajmeShqip.Com)