Lajme Shqip e Enjëte, 19 Korrik 2012 16:00

Përgatiteni garderoben tuaj për sezonin e ri të ftohtit me rroba të krijuara me origjinalitet dhe elegancë, të prezantuara në koleksionin “LILYA”.

Koleksioni ‘Lilya’ është një nga koleksionet më interesante që janë prezantuar deri më tani dhe i duhuri për të rinovuar garderoben tuaj. Kjo markë synon të sjellë një ndjenjë komoditeti dhe stili të cilat nxisin krijimtarinë dhe mundësinë për të eksperimentuar me veshjet tuaja. S’keni pse të mundoheni shumë që të ndjeheni rehat dhe e bukur në të njejtën kohë.

Feminiliteti, është një pikë shumë e rëndësishme të cilës i është kushtuar shumë vëmendje në koleksione, kjo është edhe arsyeja pse ky koleksion ka paraqitur dizajne argëtuese dhe eksperimentuese  në fustane , funde të gjata në ditët me shi.

Bluza, fustane, pantollona lëkure, me motivacione lule, ose me katrore, këmisha, pantollona të shkurtëra, fustane të gjata dhe të shkurtëra, të kombinuara me çizme, rrypa, byzylykë, vathë, varëse, kapele janë disa nga elementet e duhura për të plotësuar pamjen tuaj dhe t’a admironi atë. Asnjë nga këto aksesorë nuk janë shumë dominues, por efekti i të gjithave së bashku e plotëson pamjen tuaj vertetë mahnitëse. (LajmeShqip.Com)