Lajme Shqip e Enjëte, 19 Korrik 2012 09:21

Me sa duket për sezonin e ri të vjeshtës kjo markë ka përgatitur një koleksion të ri xhinsesh që do të tërheqë vemendjën tuaj në maksimum.
Moda po tregon se ka gjithnjë e më shumë vlera për njerëzit, sepse markat janë përqëndruar tek koleksionet e tyre për të paraqitur një shumëllojshmëri dhe stil për gustot e njerëzve.  Meqënse konsiderohet si një art, moda nxjerr anën tuaj më të mirë, prandaj përgatituni që të theksoni hijëshinë dhe elgancën tuaj duke kombinuar së bashku veshje nga më të ndryshmet, të cilat do t’ju ndihmojnë të zbuloni personalitetin tuaj.

Një nga markat që ju siguron arritjen e suksesit me veshjët e saj, Diesel ka sjellë në botën e modës një koleksion të mrekullueshëm, fokusuar në linjën e xhinsave. Kjo, sespe xhinsat janë bërë të domosdoshme për ato të cilët dëshirojnë që veshjën e tyre t’a përshtasin me rehatinë, thjeshtësinë, sportiven si dhe ju ofron shumë mundësi për të ndryshuar pak stilin tuaj. 

Për sezonin e vjeshtës kjo markë thekson nevojen për rroba të një cilësie të lartë, të frymëzuara për të bërë një femër përfekte dhe me vetëbesim.

Xhinsa të kombinuara me triko, bluza dhe aksesorë si çizme, sandale, shalla, rrypa do t’ju japin pamjen e dëshiruar gjithmonë duke bërë kombinimin e ngjyrave.