|
|
e Diel, 22 Korrik 2012 07:26 Mac po sigurohet që këtë vjeshtë, t’ju bëjë të dukeni sa më elektrizuese, për këtë ju vjen në ndihmë një kolkesion i mrekullueshëm, përrallor dhe me pigmente të cilat do t’ju bëjnë të dukeni si një divë e vertetë. Shikoni pigmentët më të reja të kësaj marke dhe zgjidhni ato të cilat ju përshatën ju më së shumti.
Ndërsa shumica e markave në sezonin e vjeshtës sjellin tonë të errëta të përziera me kafe, të kuqe dhe rozë sensuale, marka e njohur e kozmetikës ‘Mac’ ka bërë një stil zgjedhjeje më të guximshme të cilat varijojnë nga një shkëlqim i fortë, pigmentë intensivë për sy, të cilat nxjerrin në pah formën dhe bukurinë e syrit pa u munduar shumë.
Marka ‘Mac eletric’ për këtë sezon vjeshtë ka paraqitur 12 pigmente intensive dhe një brushë profesionale të cilat do t’ju ndihmojnë të keni një pamje, sikur të kishit shkuar në një sallon bukurie. Ky koleksion ju ofron një pamje moderne dhe dominuese, një vështrim me tone intensive, elektrizuese, të cilët duke u kombinuar bashkë japin një rezultat të përsosur.
Një make-up për të dy llojet e njerëzve, ato që ndjekin modën dhe ato që janë romantikë. Ky koleksion ja vlen që t’i kushtoni plotësisht vëmendjen tuaj.
1. Pure Flash- Shampanjë e zbehtë.
2. Superwatt - Relfektim i përhimtë.
3. Dynamo- Ton koreal.
4. Love Power- Rozë e butë rrezatuese.
5. Coil- Bronz, Baker.
6. Electroplate- gri e ftohtë.
7. Blacklit- E zezë, me ngjyrë dimensionale perle.
8. Brilliantly lit- E gjelber e shëndritshe, e verdhë.
9. Fashion Circuit- E gjelber e shëndritshme.
10. Switch to Blue- Kobalt e pasur.
11. Infra-violet- ton i perzier me blu, perla, violet, rozë.
12. Highly-Charged- Rozë e përzier me të purpurtë.










