Lajme Shqip e Premte, 29 Qershor 2012 09:00

Mahnitës! Ky është qëllimi që duhet t’i vendosni vetes kur jeni duke zgjedhur bizhu. Koleksioni më i fundit i Ben Amull është vendi më i mirë për të realizuar qëllimin tuaj.

Stina e re po vjen me tone të errëta, prandaj dhe nevojitet më shumë gjallëri, pak shkëlqim për të rritur efektin dhe për të krijuar pikat e forta të pamjes që në kontaktin e parë.

Me më shumë se 30 vite eksperiencë pune, Ben Amull ka paraqitur modele të sofistikuara dhe të rafinuara duke i dhënë magji totale, gjallëri dhe elegancë koleksionit të vjeshtës për vitin 2012. Në këtë koleksion ai ka paraqitur varëse, vathë dhe byzylykë shumëngjyrësh dhe shumë elegantë.

Koleksioni i ri ju ofron mundësi që të dukeni e bukur pa shumë mundim, kështu ju do keni mundësi që të vezulloni me pamjen tuaj të re. Bëni tani zgjedhjen tuaj duke i përshtatur bizhuteritë me personalitetin tuaj dhe padyshim që do merrni një numër të pafund komplimentesh.

 

(LajmeShqip.com)