Lajme Shqip e Enjëte, 26 Korrik 2012 07:26

Magjia ka arritur pafundësinë në këtë koleksion të bizhuve prandaj kërkoni në dizajnet më të bukura dhe elegantë aksesorët që do të kompletojnë stilin tuaj.

Alexis Bitter dizenjues Amerikan, ka ndërthurur në këtë koleksion motive luksoze dhe mahnitëse. Aksesorët e këtij koleksioni nxjerrin në pah stilin dhe sensualitetin e femrës, kjo është arsyeja pse ky koleksion është më dominuesi në skenën e modës.

Këto aksesorë do të përshtaten me personalitetin tuaj në mënyrë perfekte duke ju bërë të jeni unike. Dizajnet mahnitës kanë elegancën e klasit të lartë dhe artin e të punuarit me dorë. Gurët e punuar në forma të ndryshme, si unaza, varëse, byzylykë të punuar me xhevahirë që vezullojnë do të rrëmbejnë mendjen tuaj në çast dhe do të theksojnë anën luksoze të këtij koleksioni.

Për ta bërë këtë koleksion edhe më intrigues disa aksesorë janë punuar nga frymëzimi tek kafshët e egra si pantera dhe gjarpri.

(LajmeShqip.com)