Lajme Shqip Sunday, 27 September 2015 12:14

Pas këngës “Soul Killa” që e publikoi në muajin korrik, Enca Haxhia është thuajse në përfundim të projektit më të ri.

“Call me Goddess” e mban titullin kënga më e re e saj, videoklipi i të cilës tashmë ka përfunduar, dhe ka mbetur vetëm edhe postproduksioni i tij. Kënga është shumë ritmike dhe i përket zhanrit ‘dance’ dhe pop.

“Gjithmonë kam dashur ta bëj një këngë dance, është një këngë shumë ritmike muzikën e të cilës e ka bërë Elbin Doda, ndërsa videoklipi është realizuar nga Pro Video, por sigurisht, sikurse në të mëparshmit, edhe në këtë projekt është dora ime, si në muzikë, ashtu edhe në tekst dhe klip”, është shprehur Enca për emisionin Express të KTV-së.

Ndërsa e pyetur për skenat e videoklipit, ajo është përgjigjur: “Pa dashje, doli projekti më seksi seç e kisha menduar”.

“Call me Goddess”, sipas Encës, pritet të publikohet në mesin e javës së ardhshme.