Lajme Shqip Friday, 17 June 2011 19:51

Balerini shqiptar qё prej vitesh ёshtё bёrё i famshёm nё Itali, ka marrё njё iniciativё tё re.

Pasi punoi pёr shumё vite nё rrjetin televiziv ‘Mediaset’, sё bashku me moderatoren e famshme italiane Maria DeFilippi, tani ka kaluar nё rrjetin televiziv shtetёror ‘Rai’. Prej afёrisisht njё viti ai organizon programin “Step-Passi di Danza”.

Por nё sezonin e ri tё kёtij programi ai ka menduar tё prezantojё atё pjesё tё tij qё populli italian dhe dashamirёsit e tij nuk e njohin.

I ndodhur këto ditё nё Tiranё, balerini qё nё Itali konsiderohet një yll, ka marrё me vete një grup xhirimi nga kanali kulturor Rai 5. Mbrёmjen e parё tё kёtij programi ai do t’ia kushtojё plotësisht skenës shqiptare tё baletit. Pikёrisht pёr kёtё arsye shkolla nga ku Kledi mori hapat e para, Akademia e Arteve dhe sigurisht Teatri i Operës dhe Baletit janë nё qendër tё xhirimeve këto ditё.

Vёmёndja dhe kureshtja e tё huajve ёshtё tёrhequr gjithmonё nga talenti i artistёve si Kledi Kadiu, Ambeta Toromani, Ilir Shaqiri etj., tё cilёt kanё krijuar njё imazh mjaft pozitiv mbi shqiptarёt, si dhe kanё ngjallur kureshtjen e fqinjёve tanё pёr tё mёsuar mё tepёr mbi vendin tonё dhe Akademinё e Arteve nga e cila kanё dalё kёto talente.

Kadiu dhe grupi italian i Rai 5 u pritёn dje nga Ministri i Jashtёm, Edmond Haxhinasto, i cili e vlerёsoi balerinin si njё prej ambasadorёve mё tё mirё tё kulturёs shqiptare nё botё.

Por, Kledi shprehet se pёrtej kёtij projekti patriotik ka edhe njё tjetёr, ngjitjen nё skenёn amё me njё premierё absolute.