Lajme Shqip e Hënë, 30 Korrik 2012 13:58

Kledi Kadiu, balerini i njohur shqiptar nuk flet më me mikun e tij, modelin e njohur Oni Pustina dhe pjesëmarrës në “Dancing With The Stars”. Shkak i ftohjes mes dy ish miqve të vjetër ka shërbyer skandali i vjedhjes së parave që Oni Pustina i ka bërë ish të dashurës së tij, Ambeta Toromanit, të paktën sipas  pretendimeve të balerinës, raporton Bluetooth.

Megjithëse, gjykata e shpalli Oni Pustinën të pafajshëm në lidhje me këtë vepër penale pas denoncimit që i bëri ish e dashura e tij, me sa duket Kledi Kadiu i beson versionit të historisë së treguar nga Ambeta dhe për këtë arsye ka mbajtur qëndrim ndaj Pustinës duke përkrahur mikeshën e tij.

Sipas thashethemeve që qarkullojnë brenda rrethit të miqve të personazheve të përfshirë në këtë histori, Kledi me të mësuar nga mikesha e tij këtë ngjarje, ka dalë përkrah saj duke thënë se prishja e shoqërisë me Onin ishte gjëja më e pakët që mund të bënte. (LajmeShqip.com)