Lajme Shqip Saturday, 04 June 2011 12:07

Sean Kingston ka filluar tё shfaqё shenja pёrmirёsimi pas aksidentit katastrofik qё pati me motoskafin e tij.

Megjithёse doktorёt kanё deklaruar se duhen 6 muaj pёr njё shёrim tё plotё, burime tё afёrta me Kingston thonё se ai ёshtё zgjuar dhe vigjilent. TMZ raporton se pavarёsisht tubit tё frymёmarrjes qё mban nё gojё, Kingston ёshtё duke pёrmirёsuar pёrditё duke komunikuar me lёvizje koke dhe gjuhёn e shenjave.

Kingston i hipur nё motoskafin e tij fringo tё ri u pёrplas me urёn afёr ishullit tё yjeve nё Miami tё shtunёn e kaluar. Pas pёrplasjes ai ra nё ujё dhe u shpёtua nga njё i panjohur qё ishte aty pranё, i cili konstatoi se Kingston nxirrte gjak nga goja por ishte i vetёdijshёm. Menjёherё mbas kёsaj ai u dёrgua nё spitalin ‘Jackson’ tё Miami-t.

Kёngёtari i hitit ‘Beautiful Girls’ po shёrohet pёr disa dёmtime tё ndryshme qё ka pёsuar, duke pёrmёndur thyerjen e nofullёs dhe tё krahut.

21 vjeçari ndёrkohё ka marrё ngushёllimet dhe urimet mё tё mira nga miqtё e tij vipa dhe pritet qё tё dalё nga spitali nё javёt nё vazhdim.