Lajme Shqip Wednesday, 22 July 2015 09:56

Kim Kardashian ka gjetur në kompjuterin e burrit të saj fotografi intime të ish të dashurës së tij, Amber Rose.

Kim ka zënë Kanyen duke shikuar në profilin e Instagramit të Amber Rose dhe kjo e ka shqetësuar pa masë.

Amber gjatë gjithë kohës po shfaq trupin e saj me forma të mrekullueshme gjithandej dhe për këtë Kim po ndihet e kërcënuar, sidomos tani kur ka filluar të shtojë peshë në shtatzëninë e dytë, transmeton Lajmi.net.

Kim ka qortuar Kanyen, por më pas ka gjetur edhe fotografi intime të Amber në kompjuterin e tij dhe kjo e ka mërzitur shumë. Kanye i ka thënë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pas akuzave të Kim se kjo që ka bërë ai është tradhti.

Kanye West dhe Amber Rose kanë qenë në lidhje dy vjeçare deri në vitin 2010 dhe Rose ende fajëson Kimin për ndarjen e tyre.