Lajme Shqip Tuesday, 28 June 2011 14:59

Megjithëse u fejua vetëm përpara një muaji, Kim Kardashian mezi po pret që të bëjë një fëmijë. Për këtë gjë do të angazhohet menjëherë pas dasmës që është planifikuar në muajin tetor.

“Mbase do angazhohemi për të bërë një fëmijë nga fundi i vitit. Pas martesës jam shumë e sigurt që do e dua një fëmijë”, ka thënë Kim për revistën “Look Mag”.

Kardashian sqaron se nuk ka nguti për t’u bërë nënë, por se kjo dëshirë i ka lindur spontanisht, pasi e ka gjetur shpirtin e saj binjak, Kris Humphries.

“Kam qenë e martuar edhe më parë dhe të gjeja burrë nuk ishte një nga objektivat e mi. Thjesht, kam gjetur një njeri që e dashuroj çmendurisht, prandaj edhe gjërat kanë ndodhur kështu”. (LajmeShqip.com)