Lajme Shqip Thursday, 02 June 2011 14:33

Los Angeles – Kim Kardashian po planifikon tё martohet me tё fejuarin e saj kёtё verё dhe madje tё ndryshojё edhe mbiemrin!

E famshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ‘reality show’ që tregon hollësitë e jetës multimilionere që bën falë pasurisë së familjes, ajo ka vendosur qё tё ndryshojё mbiemrin nё Kim Humphries.

Kris Jenner ёshtё shprehur publikisht  se ajo nuk duhet ta bёjё diçka tё tillё, pasi famёn qё ka arritur deri tani e ka arritur me atё mbiemёr. Por Kardashian duket se e ka ndarё mёndjen.

Kim dëshiron që dita e saj e martesёs të jetë më ekstravagante dhe më spektakolare se ajo e Kate Middleton. Ajo nuk sheh arsye se pse dasma mbretërore duhet të joshë më shumë vëmendje se e saja. Ajo dёshiron qё dasma e saj tё jetё dasma e shekullit.

Por duke qёnё se fejesa e tyre erdhi shumё shpejt, vetёm mbas gjashtё muaj frekuentimi, media filloi menjёherё me hamёndjen se mos ajo ishte shtatzёnё.

“Kjo ёshtё njё çmenduri- ka thёnё ajo. – Po tё isha shtatzёnё do tё isha e para qё do t’jua thosha njё lajm kaq tё bukur, por unё nuk jam. Besojeni njё gjё tё tillё vetёm nёse do t’jua them unё, nё tё kundёrt mos i merrni tё mirёqёna gjithёçka çfarё shkruhet pёr mua.”