Lajme Shqip Saturday, 20 August 2011 12:37

Një nga personazhet më të famshme të showbizit amerikan, industrisë më të madhe, martohet sot. Kim Kardashian dhe Chris Humphries i japin sot lamtumirën beqarisë së tyre. Pas një periudhe prej gjashtë muajsh, për ta ka ardhur momenti që ta shpallin veten e tyre burrë e grua.

Mbase do të jetë shumë e vështirë për të siguruar fotografi ekskluzive të dasmës apo klipe, pasi Kim dhe perandoria e saj i kanë marrë të gjitha masat e sigurisë për të mos nxjerrë asnjë informacion, pasi ajo kërkon që dasma e saj të jetë ekskluzive për programin reality show të familjes Kardashian “Keeping Up with Kardashians”, vetëm mbas 2 muajsh.

Dhe teksa kjo dasëm pritet të jetë më e famshmja e vitit në Amerikë, ne po ju përcjellim disa nga momentet më të bukura të çiftit në publik. (LajmeShqip.com)

{fotogaleria}


{/fotogaleria}