Lajme Shqip Thursday, 09 June 2011 14:15

Jo mё larg se para dy ditёsh Kardashian ka qёnё nё Angli pёr reklamimin e parfumit tё saj. Prania e saj nё Angli i ka dhёnё shkas njё thashethemi, i cili e ka inatosur keq bukuroshen!

Bret Lockett ёshtё njё lojtar i NFL-sё, i cili ka thёnё pёr revistёn “InTouch” se gjatë muajit tetor ka patur njё histori flirtimesh përmes mesazheve me Kim Kardashian, njё muaj pasi ajo ishte lidhur me tё fejuarin e saj.

Sigurisht qё bukuroshes kjo gjё nuk i ka pёlqyer dhe ka reaguar menjёherё. Mё saktё, ka qёnё avokati i saj qё i ka drejtuar njё letёr revistёs “InTouch” duke e akuzuar pёr publikim tё njё artikulli dhe historie tё gёnjeshtёrt.

Nuk ka vonuar fare pёrgjigjja e Bretit i cili pёr TMZ ka thёnё: “Unё kam fakte qё provojnё gjithçka çfarё kam thёnё. Kam mesazhet nё celular qё ajo mё dёrgonte, fotografitё qё ajo mё dёrgonte dhe njё bisedё telefonike tё regjistruar.”

Me deklaratёn e tij ai ka lёnё pёr tё nёnkuptuar se do t’i bёj publike kёto vetёm pёr gjyqin nëse ajo mendon ta hedhё nё gjyq pёr mashtrime.

Si pёrgjigje deri tani Kim ka postuar nё faqen e saj nё Tëitter: “Mos harroni! Njerёzit tё sulmojnё pikёrisht atёhere kur janё xhelozё pёr shkёlqimin tёnd dhe atёhere kur janё tё lodhur nga hija e tyre.”