Lajme Shqip Tuesday, 23 April 2013 16:07

Kid Cudi ka thënë se ai do të dëshironte të bashkëpunonte sërish me Kanye West dhe ta ringjallnin grupin G.O.O.D Music, mirëpo ka lënë të kuptohet se Kanye është tepër i zënë “për këto nostalgji”.

“Natyrisht se do dëshiroja të punonim si dikur. Kur kam folur së fundmi me Kanyen më duket se më ka keqkuptuar dhe unë e kam ndërprerë për shkak se nuk doja ta bëja nervoz. Por edhe sikur t’ia shpjegoja krejt çka dua, prapë e shoh atë se është shumë i zënë”, ka thënë Cudi për MTV.

Derisa grupi G.O.O.D Music nuk ka prodhuar diçka së fundmi për shkak se Kanye është përqëndruar në karrierën e tij, Cudi ka thënë se ai është duke menduar që ta krijojë një grup të vetin.