Lajme Shqip Tuesday, 28 July 2015 09:04

Lajmi i publikuar nëpër portale se e dashura e re e Bleros, modelja Afrona Dika ishte në lidhje dashurie me këngëtarin Valton Krasniqin, u mohua edhe nga Afrona por edhe nga Valtoni.

Këngëtari Krasniqi deklaroi se Afrona ka qenë vetëm një pjesëmarrëse në videoklipin e tij “Afër s‘te kam”. Por, nëse veç pak hulumtojmë në internet, na shfaqet një intervistë e dhënë për gazetën “Panorama” në vitin 2012, ku Valtoni gjatë tërë intervistës pranon se ka pasur romancë dashurie me Afronen. Tani, kur jemi tri vite pas, Valtoni i “hanë” fjalët e tij dhe e thotë të kundërtën.

“Po është e vërtet që ka një histori me të. Por, sa i përket pyetjes suaj më mirë do të quaja jo histori, por romancë dashurie” kishte thënë ai.

Nuk dihet, a e ka këtë nga respekti për çiftin e ri apo nga ndonjë arsye tjetër? Megjithatë burri që është burrë fjalën e thënë, duhet ta mbaj!

Lexojeni intervistën dhe binduni vet/Kosovarja/