Lajme Shqip Tuesday, 23 April 2013 10:55

Snoop Lion është nervozuar paksa me politikanbërësit amerikanë, duke u thënë atyre të mos rrinë vetëm ulur nëpër karrige por të punojnë pak më shumë, sidomos sa i përket çështjes së kontrollit të armëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Politikanë, ju duhet të bëni më shumë njerëz. Kjo botë në të cilën po jetojmë, të jep mundësi shumë të lehta të fusësh duart nëpër armë. Paramendoni, nëse unë dua, dal vetëm jashtë nga kjo dhomë dhe do ta kem një armë për vete. E lehtë, shumë e lehtë. Këta fëmijë që kanë humbur jetën në Konektikat, këta fëmijë kanë qenë të pafajshëm, ne duhet të flasim për ta. Ju duhet të bëni diçka njerëz, bëjeni ndonjë ndryshim”, ka thënë reperi në një deklaratë që e transmeton Huffington Post.