Lajme Shqip e Premte, 13 Korrik 2012 13:30

Vera vjen me shumë gjallërim, por gjithashtu duke sjellë edhe një sërë sfidash për lëkurën tonë. Problemet më të zakonshme të verës, kur është fjala për kujdesin ndaj lëkurës, janë problemet me yndyrën e tepërt. Më poshtë do t’ju paraqesim disa mënyra se si të kujdeseni për lëkurën tuaj, pa përdorur letra fshirëse.

1. Provoni pastruesit që luftojnë aknet
Edhe pse s’keni më akne, por lëkura juaj shndrit nga yndyra, ju këshillojmë të përdorni një pastrues me acid salicilik.

2. Ndërroni kremin që aplikoni në lëkurë gjatë natës
Duhet të kuptoni që lëkura ka nevojë për një krem i cili ka një formulë më të lehtë dhe zbutëse. Aplikoni këtë krem mbi të gjithë fytyrën, përveç pjesës poshtë hundës, e cila ka mjaft lagështi dhe nuk ka nevojë për një krem zbutës.

3. Mos i ndërpreni maskat që i bëni lëkurës
Nëse ju duket se nuk po shpenzoni shumë në trajtimet SPA që po i bëni lëkurës, atëherë ne ju këshillojmë të vazhdoni këto trajtime pasi do t’ju ndihmojnë të shmangni këto dëmtime. Zgjidhni maska adekuate me baltë për një rezultat sa më të mirë.

4. Ushqehuni mirë
Nuk janë vetëm produktet që vendosni mbi lëkurë ato që kujdesën për atë, gjithashtu një rëndësi të madhe ka edhe mënyra se si ju ushqeheni. Ushqimet pikante së bashku me pijet alkoolike e bëjnë lëkurën tuaj të djersijë më shumë. (LajmeShqip.com)