|
|
e Martë, 19 Qershor 2012 09:00 Kur temperaturat rriten, duhet të merren masa për parandalimin e të nxehtit. Specialistët vazhdojnë të japin këshilla për të shmangur të nxehtin dhe temperaturat që rriten dita-ditës. Ja se çfarë na rekomandojnë specialistët në lidhje me këtë të nxehtë.
1- Shmangini daljet nga ora 11.00 deri në 16.00, duke qëndruar në vende të freskëta të shtëpisë. Është mirë që gjatë ditës të bëni një dush të freskët. Ju duhet të mbroni nga i nxehti edhe ambientin e shtëpisë suaj, duke mbyllur dritaret dhe vetratat, të cilat mund t’i lini të hapura vetëm gjatë natës.
2- Pini ujë rregullisht, pa qenë nevoja që të prisni që të keni etje. Një gotë uji për çdo orë, derisa të arrihet në 1.5 deri në 2 litër ujë në ditë. Nëse nuk pini dot ujë, mos ngurroni që të pini edhe çaj të ftohtë, apo kafe të ftohtë, si dhe sallatë me shalqi apo pjepër, ose të konsumoni lëngje frutash të shtrydhura, ose perime të freskëta të cilat përmbajnë vitamina dhe janë shumë të shëndetshme për organizmin.
3- Nuk është mirë që të pini pije alkoolike, pije të sheqerosura, gjithashtu duhet të evitoni edhe pirjen e kafesë. Më shumë se kurrë duhet të hani ushqime në mënyrë të ekuilibruar, në mënyrë që organizmi juaj të mbushet me kripë minerale.
4- Bëni kujdes nga çdo shenjë dobësie që keni. Kjo lloj dobësie nga i nxehti, shfaqet më shumë në moshat e mëdha, në formën e lodhjes apo edhe në formën e mungesës së gjumit, apo problemeve gjatë natës. Për këtë arsye duhet që të pushoni patjetër në vende të freskëta.