Lajme Shqip Saturday, 20 April 2013 22:44

Një grua ka kërkuar 300 mijë dollarë nga pasuria e reperit tashmë të ndjerë Nate Dogg për shkak se ky i fundit nuk ia ka paguar asaj mbështetjen financiare të paraparë për fëmijën e tyre.

TMZ ka mësuar se Shereda Williams, ka thënë se ajo është nëna e një prej fëmijëve të reperit.

Supozohet se ata kanë pasur fëmijën e parë në vitin 2006 mirëpo Shereda tash është kujtuar të kërkojë pasurinë që i rakon.

Nate Dogg është i njohur për bashkëpunimet e tij me emrat më të mëdhenjë të hip-hopit, përfshirë edhe Snoop Dogg, Eminem, Ludacris etj.

Reperi Nate Dogg ka vdekur më 15 mars të vitit 2011.