Lajme Shqip Wednesday, 21 October 2015 19:21

 

Me sa duket debati për pranimin e Kosovës në UNESCO ka prekur edhe estradën serbe. Jelena Karleusa është njëra ndër këngëtaret serbe e cila tashmë vetëm ka filluar lobimin kundër Kosovës.

Në fotot e publikuara së fundmi ajo ka ftuar të gjithë që ta mbrojnë kulturën, fenë dhe historinë serbe në krahinën jugore serbe të Kosovës dhe të nënshkruajnë peticionin kundër qeverisë separiste në Prishtinë për anëtarësim në Un, transmeton Indeksonline.

“Unë nuk jam një njeri fetar, por unë nuk mund të qëndrojë duke parë se si kriminelët shqiptarë janë duke shkatërruar trashëgiminë dhe historinë krishtere. Kjo është kundër njerëzimit! Stop urrejtjes! Stop çmendurisë!” ka përfunduar ajo.