Lajme Shqip Sunday, 30 June 2013 21:13

Atë që ka bërë pop këngëtarja serbe, Jelena Karleusa, shumë lehtë mund të shkaktojë reagime jo të mira në komunitetin musliman.

Këngëtarja ka “përzier” ezanin (thirrjen e muslimanëve për lutje) me muzikë tekno gjatë një koncerti të mbajtur në Usce më 15 qershor.

Megjithëse kënga përmbanë një shënim se ajo është në versionin “arabic mix” , megjithëkëtë në fenë islame, një gjë e tillë mund të jetë jo aq e pranueshme, pasiqë siç dihet, femrat nuk e bëjnë këtë thirrje (këndim, që njihet si thirrje për lutje në kohë të caktuara për muslimanët). Nuk dihet se cili ka qenë qëllimi i këngëtares serbe, por një gjë e tillë, shumë lehtë në fe mund të konsiderohet si një akt blasfemik.

 

Video: 

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=NhsceuSDPKQ