Lajme Shqip Sunday, 21 April 2013 16:58

Dyshja e muzikës “dance” Daft Punk, kanë thyer rekord me këngën e tyre të re “Get Lucky”, në faqen e shkarkimeve të muzikës, Spofity.

Daft Punk kanë publikuar këngën e tyre të parë pas tetë vjetësh, në bashkëpunim me Pharrell Williams, dhe dueti i tyre ka thyer rekorde në këtë faqe, përfshirë vendet si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërinë e Bashkuar, shkruan BBC.

“Nuk kemi pasur dyshim se kënga e parë origjinale pas kaq vjetësh e këtij grupi, do të arrijë rekordet, madje do të jetë hiti i këtij viti. Ne presim që edhe albumi i tyre, nëse nuk do të jetë më i miri, pa dyshim që do të jetë ndër më të mirët”, ka thënë Will Hope nga Spotify.