Lajme Shqip Friday, 12 April 2013 12:41

Reebok ka shkëputur kontratën me reperin Rick Ross pas kritikave të shumëta që ky i fundit ka marrë për shkak të një rreshti në këngë, ku ai shprehet pro përdhunimit.

Në këngën U.O.E.N.O, Ross thotë: “Vendose Mollyn në shampanjë, ajo nuk do ta dijë kurrë këtë. Unë e kam provuar këtë në shtëpinë time ajo s’do ta dijë kurrë këtë”.

Reebok ka shprehur keqardhje pasiqë Ross ishte një nga promovuesit e markës.

“Reebok i mbanë partnerët që kanë standard të larta dhe presim nga ta që të kenë vlerat që i kemi ne. Ne jemi shumë të zhgënjyer që ai do të duhet ende të bëjë disa gjëra të qarta rreth këtij vargu dhe ende nuk e ka bërë këtë”, thuhet veç tjerash në deklaratën e kompanisë Reebok, që e transmeton BBC.