Lajme Shqip Tuesday, 14 June 2011 14:46

Pas fatkeqёsisё qё pati me humbjen e fёmijёs sё saj tё palindur nё muajin e gjashtё, Kelly ka bёrё daljen e saj tё parё publike.

Modelja e famshme e biankerisё ёshtё shfaqur me tё dashurin e saj Thom Evans nё njё drekё relaksuese, ku tё dy dukeshin shumё tё qetё dhe nё humor.

Pasi humbi vajzёn e saj nё fillim tё muajit maj, çifti e ka ruajtur shumё privatsinё dhe ka kёrkuar qetёsi nga ana e medias nё kёtё moment tё vёshtirё tё jetёs sё tyre. Mbas njё muaji heshtje Kelly e ka thyer qetёsinё duke postuar nё profilin e saj njё falenderim pёr tё gjithё ata qё e kanё mbёshtetur nё ditёt e saja mё tё vёshtira. Ajo nё Twitter ka thёnё:

“Faleminderit tё gjithёve pёr mesazhet tuaja dashamirёse qё pёr mua patёn shumё rёndёsi. Do tё kthehem sё shpejti.”

Brooke ёshtё e fundit nga disa personazhe tё tjerё tё famshёm qё kanё humbur fёmijёn e tyre nё muajt e fundit. Juristja e “Britain’s Got Talent” Amanda Holden, nё shkurt humbi djalin e saj qё lindi nё muajin e shtatё dhe gjithashtu kёngёtarja Lily Allen pati tё njёjtin fat tё keq kur ishte gjashtё muajshe shtatzёnё.