|
|
e Premte, 06 Korrik 2012 10:30 Në një intervistë për revistën ‘Elle’, Katie u shpreh se jeta e saj “po hyn në një fazë të re”.
“Ndihem më seksi se kurrë. Kur je 20 vjeç mundohesh shumë të dukesh mirë e të kuptosh gjërat, por tani e di kush jam, çfarë dua dhe prandaj tani ndihem mjaft komode me veten.”
Në fotot për revistën ajo ka pozuar paksa e zbuluar duke u rebeluar mbase nga kontrolli i rreptë i Tom Cruise, të paktën e thënë kështu nga mediat rozë.
Intervista është bërë në mes të muajit maj dhe pyetjes se “Çdo të thotë të jesh zonja Cruise?”, ajo i është përgjigjur: “Ai ka qenë Tom Cruise për 30 vjet. Unë e di se kush jam, ku jam dhe ku dua të shkoj, prandaj dua të fokusohem tek kjo gjë dhe jo tek emri që ai ka fituar.”
Ish ylli i serialit “Dawson’s Creek”, që drejton dhe një linjë veshjesh të quajtur Holmes&Yang, e ka shprehur mjaft qartë se çdo të thotë për të hyrja në një fazë të re. Pas shpalljes së kërkesës për divorc, ajo ka marrë një apartament me qera në New York City për ta ndarë me vajzën e saj, ka pushuar të gjithë truprojat e caktuar prej Tom Cruise dhe i ka zëvendësuar ata me të rinj, të gjithë të zgjedhur prej saj, një ekip të formuar nga vetë ajo.
Qetësia e të qenit e pavarur është shprehur mjaft qartë edhe në shëtitjen e saj me vajzën në Ditën e Pavarësisë së Amerikës. Një shëtitje tek qendra e lojrave, një akullore për të dyja dhe një buzëqeshje spontane e stampuar në fytyrën e secilës. E ndjekur nga gazetarët atë ditë, ajo i është përgjigjur shkurt duke buzëqeshur, “Jam shumë mirë, faleminderit!”.
Tom Cruise, i cili kohët e fundit ka qenë i zënë me xhirimin e filmit ‘Oblivion’ në Islandë, është kthyer në Los Angeles për të festuar 50-jetorin e tij me një drekë të qetë me fëmijët e tij të adoptuar Connor dhe Isabella. (LajmeShqip.com)
