Lajme Shqip Saturday, 11 June 2011 14:41

Pёrpara dy ditёsh nё Kensington Palace ёshtё organizuar njё festё me rastin e martesёs sё çiftit mbretёror, ku nuk kishte tё ftuar, por hyrje me bileta. Dhe bileta nuk kushtonte pak pёr tё festuar bashkё me TA, plot  114 mijё euro!

Qёllimi i kёtij organizimi ishin mbledhjet e fondeve nё ndihmё tё fёmijёve, njё iniciativё e hershme e Princesh Dianёs.

Pallati i Kensington ёshtё mbushur pёrplot, duke filluar nga njerёz tё rёndёsishёm tё politikёs, figura tё  tё inctitucioneve bankare dhe deri nё personazhe popullorё. Atё mbrёmje tё ardhurit kanё depozituar shuma pёr kёtё fond, sikur e nesёrmja tё ishte dita e fundit e jetёs sё tyre.

Gjatё mbrёmjes çifti ia ka bёrё qejfin tё gjithёve. Janё shkёputur nga njёri-tjetri dhe kanё shkuar tё diskutojnё me tё gjithё.

Kate ka qёnё nё qёndёr tё vёmёndjes tё tё gjithёve. E pyetur se si ndihej me jetёn e saj martesore, ajo ёshtё pёrgjigjur:

“Jam duke shijuar çdo moment tё sajёn, aq sa ndonjёherё mё duket sureale!”

Sa herё qё nё diskutime pёrmёndej emri i Willit sytё e saj shkёlqenin.

Tё gjithё janё kёnaqur teksa i shikonin aq shumё tё dashuruar me njёri-tjetrin!